Kongresi rrëzon Obamën, bie vetoja e ligjit 9/11
Kongresi i kontrolluar nga republikanët i ktheu presidentit Barack Obama veton që ai më herët i vendosi ligjit që lejon të afërmit e të ndjerëve të sulmeve të 11 shtatorit, të padisin Arabinë Saudite.
Kjo shënon herën e parë që Kongresi rrëzon një veto gjatë administratës Obama.

Shtëpia e Bardhë argumenton se legjislacioni do të krijonte probleme ligjore për amerikanët që jetojnë jashtë vendit si edhe njëkohësisht do të dëmtonte interesat e Shteteve të Bashkuara me vendet e tjera.

Obama është shprehur se arsyeja përse i ka vendosur veton është sepse ligji i njohur si "Drejtësi kundër sponsorëve të terrorizmit", do të minimizonte rolin e presidentit për të realizuar politikën e jashtme.

Arabia Saudite ka mohuar çdo lloj përfshirjeje në sulmet më të rënda terroriste që kanë ndodhur ndonjëherë në Shtetet e Bashkuara.
Por faktet tregojnë të kundërtën, 15 nga 19 rrëmbyesit e katër avionëve në Nju Jork dhe Uashington, u identifikuan si shtetas sauditë. /albeu.com/

Shtuar më 29/09/2016, ora 10:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori