Kongresi përshëndet vendimin e Obamës për sulm
Njoftimi i presidentit të SHBA-së Barack Obama se do të kërkojë votë në dy Dhomat e Kongresit për të autorizuar operacione kundër Sirisë është përshëndetur nga udhëheqësit e Kongresit Amerikan.

Mbi 140 ligjvënës amrikanë kishin nënshkruar një letër në adresë të Presidentit Obama ku i kërkohej miratimi i Kongresit para se të ndërmerrnin masa ndaj Sirisë.

Duket që Uashingtoni është zënë i papërgatitur nga njoftimi për miratimin e kongresit, shkruan Zëri i Amerikës.


“Megjithë bindjen se unë gëzoj autoritetin për të ndërmarrë veprime ushtarake pa ndonjë autorizim specifik nga Kongresi, e di që vendi do të jetë më i fortë nëse ndjek këtë kurs dhe veprimet tona do të jenë më të efektshme. Duhet ta zhvillojmë këtë debat pasi këtu bëhet fjalë për sfida më të mëdha se problemet e përditshme. Sot në mëngjes, John Boehner, Harry Reid, Nancy Pelosi dhe Mitch McConnell shprehën bindjen se ky është veprimi i duhur për demokracinë tonë”.

Ndërsa vendimi është përshëndetur nga udhëheqja republikane në Dhomën e Përfaqësuesve edhe nga një numër senatorësh.

Analisti politik Larry Sabato tha për Zërin e Amerikës se mendon se Presidenti ndryshoi mendje krejt papritur:

Presidenti Obama dukej se kishte në plan ta merrte vetë vendimin për të goditur Sirinë. Nuk dihet nëse do të kishte pasur aleatë në këtë vendim. Pas vendimit në Dhomën e Komunave në Britani kundër operacioneve ushtarake ndaj Sirisë, mendoj se Presidenti e pa me sy tjetër realitetin”./albeu.com/
Shtuar më 01/09/2013, ora 13:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori