Konflikti me Turqinë, Moska armatos Greqinë dhe Qipron
Pëlqej
Mesdheu Lindor është në një situatë tensioni pas përplasjeve të Turqisë me Greqinë dhe Qipron gjatë javëve të fundit. Turqia po organizon një stërvitje të madhe në det duke rrethuar Qipron, ndërsa ka arrestuar edhe dy ushtarë grekë në kufi.

Në zonë gjendet edhe Flota e Gjashtë Amerikane, kurse tani në lojë po hyn edhe Rusia duke armatosur Greqinë dhe Qipron.

Portali rus "Sputnik" i referohet këshilltarit të lartë të Presidentit të Rusisë, Vladimir Kozhin.

“Greqia dhe Qipro janë jo thjesht vende të Bashkimit Europian, por edhe të NATO-s, dhe sipas konjukturës politike do të duhet të na evitojnë, por nuk është kështu.

Ne i kemi dorëzuar Qipros dhe Greqisë sisteme të mbrojtjes ajrore, ndërkohë që të dy vendet kanë dërguar kërkesa të reja"., - tha thënë ai duke rritur tensionet në rajon. /albeu.com/
Shtuar më 13/03/2018, ora 15:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori