Konflikti i armatosur shkakton 200 viktima në Jemen
Pëlqej
Të paktën 200 persona janë vrarë si pasojë e një konflikti të ashpër të ndodhur në qytetin Sana të Jemenit.

Konflikti ka ndodhur mes rebelëve shiitë dhe luftëtarëve sunitë të partisë Al Islah, e mbështetur nga ushtria e shtetit.

“Të paktën 53 trupa u rikuperuan sot nga ndihma e shpejtë, çka e çon në 200 numrin e trupave të gjetur që prej 16 shtatorit dhe 461 të plagosur”, deklaroi një përgjegjës i ministrisë për agjencinë zyrtare “Saba”.

Këto luftime morën fund pas nënshkrimit sot në mbrëmje të një marrëveshje për paqe,nga rebelët shiitë të “Ansarullah”-ut dhe nga pushteti, të nxitur nga i dërguari i OKB-së, Jamal Benomar.

Megjithatë, në Sana tensioni është i lartë, ku rebelët shiitë kanë arritur të marrin nën kontroll zona ushtarake dhe pika strategjike të qytetit. /albeu.com/

Shtuar më 23/09/2014, ora 17:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori