Konfirmon policia braziliane: Ambasadori grek mund të jetë vrarë
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Policia braziliane pasi gjeti një trup të djegur në makinën e ambasadorit deklaroi sot se dyshon se ambasadorin grek në vend, Qiriakos Amiridhis, mund të jetë vrarë.

Ambasadori Amiridhis, 59 vjeç, rezulton i humbur për tre ditë dhe është parë për herë të fundit të hënën në rajonin Baixada Fluminense, në veri të Rio de Zhanero.

“Makina, me të njëjtat targa me atë të makinës me qera që përdorte 59-vjeçari, është gjetur në Nova Iguacu të kryeqytetit brazilian”, raportohet në portalin e lajmeve, G1, duke cituar policinë.

Misioni diplomatik i Greqisë në Brazil tha se hera e fundit që ka komunikuar me Amiridhisin ishte të hënën e kaluar dhe burime të ambasadës thanë për të përditshmen “Folha de Sao Paulo” se ambasadori ishte zyrtarisht me pushime deri më 9 janar.

Ndërkohë, trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore të qytetit pranë Rios, Nova Iguacu në Brazil.

Sipas policisë, Amirisi kishte marrë pushimet dhe synonte të shkonte në Nova Iguacu Center, ndërsa gruaja e tij raportoi zhdukjen e ambasadorit të mërkurën. /albeu.com/

Shtuar më 30/12/2016, ora 16:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Përtej tensionit politik që shkaktoi, shkarkimi i djeshëm i Ylli Manjanit nga posti i ministrit të Drejtësisë është shoqëruar me humor në rrjetet sociale.

Përtej tensionit politik që shkaktoi, shkarkimi i djeshëm i Ylli Manjanit nga posti i ministrit të Drejtësisë është shoqëruar me humor në rrjetet sociale.