Konfirmon Assad: Terroristët po fshihen në mesin e refugjatëve
Presidenti sirian, Bachar Al-Assad ka konfirmuar se terroristët po fshihen edhe në mesin e miliona refugjatëve që po i largohen vatrave të luftës në shtetin e tyre.

I pyetur nga “Yahoo News” në lidhje me deklaratat e presidentit amerikan, Donald Trump, i cili ka deklaruar se ekstremistët po fshihen edhe në mesin e refugjatëve, Assad mbështeti citimet e tij, duke konfirmuar se ”ju mund ta konfirmoni këtë fakt në internet”.

“Këta terroristë në Siri, që zotërojnë armë zjarri apo vrasin njerëz, janë refugjatë paqësorë në Evropë apo në Perëndim », shtoi ai.

Ai nuk saktësoi përqindjen e terroristeve në mesin e rreth 4,8 million refugjatëve sirianë.

Shtuar më 11/02/2017, ora 17:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori