Konfirmohet referendumi për pavarësinë e Katalonisë nga Spanja
Katalonia do të mbaj një referendum për t’u ndarë nga Spanja më 1 tetor, ka thënë kreu i rajonit të premten.

Përpjekjet e mëparshme të Katalonisë – një rajon i pasur në Spanjën verilindore që ka gjuhën e vet dhe Barcelonën si kryeqytet – ishin bllokuar nga qeveria konservatore e Spanjës dhe Gjykata Kushtetuese.

“Pyetja do të jetë: “A dëshironi që Katalonia të bëhet shtet i pavarur në formën e një republike”, tha kreu i qeverisë rajonale, Carles Puigdemont.

Sipas tij, përpjekjet për t’u pajtuar me qeverinë e Madridit rreth një date për mbajtjen e referendumit kanë dështuar.

“Ne gjithmonë kemi bërë oferta të ndryshme dhe të gjitha ato janë refuzuar pa asnjë shpjegim”, tha Puigdemont. /albeu.com/
Shtuar më 09/06/2017, ora 22:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori