Zbardhen fjalët Bashës në takimin me Kolegjin e Kryetarëve: Jam në dispozicion të zgjidhjes

Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbledhur pasditen e së dielës kryetarët e degëve, ku në qendër të diskutimeve është situata brenda partisë pas zgjedhjeve të 6 marsit.

Burime brenda mbledhjes së PD bëjnë me dije për Abc se Basha ka deklaruar sërish para krerëve të rretheve se ai është në dispozicion të zgjidhjes së situatës.

Basha është shprehur se PD ndodhet në këtë situatë për shkak të vendimit të 9 Shtatorit, ku ai pezulloi nga funksionet ish-kryeministrin Sali Berisha, pas shpalljes së tij non-grata nga SHBA.

Basha: Kam përsëritur para deputetëve atë që u kam thënë ju kë takimin e fundit: jam në dispozicion të zgjidhjes. Zgjidhja është një proces. Këtu nuk ndodhemi prej gabimeve por për shkak të vendimit të 9 shtatorit. Grupi i qëndroi vendimit të 9 shtatorit. E kuptojmë se nuk kemi shans me një non grata. Ajo që na vlen sot është një diskutim me përgjegjësi I kolegjit të kryetarëve pasi ky kolegj mban peshën më të madhe. Sfida është si ti bëjmë bashkë këto 3 pjesë. 9 shtatorin nuk e zhbëjnë dot nëse nuk duam të zhbëjnë PD. Duhet të tregojmë mençuri të bashkojmë PD, që të arrijmë sukses elektoral. Situata është eksplozive dhe detyra jonë është të jemi 1 orë e më parë në shërbim të njerëzve. Unë në shërbim të zgjidhjes kam vënë në dispozicion gjithçka