”Ne jemi supershpërndarësit”, mjekja e bordit fluturues tregon si e transmetoi COVID 19 te familja

Gabrielle Wilson po shijonte një shëtitje me fëmijët e saj një pasdite teksa e pushtoi një ndjenjë dobësisie.

“Më goditi si një ton tullash. Më është dashur të ulem në trotuar, ”tha mjekja. Dhimbje të mpiksura të muskujve më pushtuan , të shoqëruara nga një “fyt i thatë i egër” që nuk e kisha përjetuar kurrë më parë u shpreh ajo.

Wilson, e cila punon për Air Canada, kohët e fundit kishte fluturuar nga Toronto për në Frankfurt, raporton Albeu.

E shqetësuar, ajo iu ushtrua një kontrolli mjekësor teksa mjekët i thanë që të kthehej në shtëpi dhe të qëndronte në izolim, derisa të dilnin rezultatet.

“Kam netë pa gjumë, gjë që nuk më ndihmoi ndërsa përpiqesha të kapërceja sëmundjen. Mendova për familjen time, por mund t’i shikoja ato ndonjëherë përmes FaceTime, “tha ajo.

Pas gjashtë ditësh testi erdhi pozitiv, por deri atëherë, Wilson kishte mësuar që nuk ishte e vetmja nga bordi që ishte e infektuar shkruan The Guardian.

Shtatë anëtarët e tjerë të stafit të Air Canada – dy pilotë dhe pesë stuardesa – kishin rezultuar pozitivë. Këtu theksohet se avioni me të cilin udhëtonin mund të mbajë më rreth 450 pasagjerë.

Ndërkohë, familja e Wilson filloi gjithashtu të zhvillonte simptoma – ethe, vështirësi në frymëmarrje dhe dhimbje të trupit.

Ndërsa ajo luftonte me një ethe dhe një dhembje të trupit, ajo gjithashtu ishte mbingarkuar nga faji – duke besuar nëse do të kishte vepruar më shpejt, ajo mund të kishte kursyer dy vajzat dhe burrin e saj.

“Ne e morëm atë nga udhëtarët. Ky është një fakt, “tha ajo. “Por tani, ne jemi një pjesë e përhapjes. Ne jemi super shpërndarësit”

Mjekja më tej shton se kompania ka marrë masat dhe tashmë kujdesi është edhe më i madh, por nuk është e qetë me brengën që mund të ketë infektuar dhjetra të tjerë./albeu.com


Shtuar 2.04.2020 15:56