Komisioni Evropian, thirrje për dialog mes Spanjës e Katalonjës
Gjatë një konference të përditëshme për shtyp zëdhënësi i Komsionit Europian, Alexander Winterestein, duke iu adresuar Spanjës dhe Katalonjës, përsëriti thirrjen e ekzekutivit të Bashkimit Evropian për ti dhënë fund konfrontimit, dhe se kriza mes dy vendeve duhet të kthehet në dialog.

Duke rikujtuar një deklaratë të javës së kaluar, zëdhënësi tha se dhuna kurrë nuk duhet të përdoret si një mjet politik dhe shtoi bindjen e tij se Komisioni Evropian ka besim tek aftësitë e kryeministrit spanjoll Mariano Rajoy, për të zgjidhur situatën.

Komementet e përfaqësuesit të Komisionit vijnë, pasi Presidenti i Katalonjës, Carles Puigdemont, i përgatitur për sesionin parlamentar mund të deklarojë në mënyrë të njëanshme pavarësinë nga Spanja, pavarësisht paralajmërimeve nga Madridi për kundërmasat.

Qeveria spanjolle është duke u ballafaquar me krizën më të madhe politike të vendit, që pas përpjekjes së grushtit ushtarak në 1981, njofton Ora News.

Madridi zyrtar tha se do t’i përgjigjet menjëherë çdo deklarate të tillë të njëanshme. /albeu.com/
Shtuar më 10/10/2017, ora 17:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori