ZYRTARE/ Valon Berisha transferohet te skuadra gjermane

Ylli i Kombëtares kosovare nuk arriti të siguronte një vend titullari te Lazio kjo për shkak edhe të dëmtimit të rëndë që pësoi.

Ditën e sotme Berisha u prezantua te skuadra e Bundesligës, Fortuna Dusseldorf.

Klubi gjerman ka njoftuar se ka huazuar Berishën deri në fund të sezonit, duke pasur të drejtën edhe të blerjes së tij.

Berisha ishte pjesë e Lazios për një vit e gjysmë, por te skuadra italiane asnjëherë nuk arriti të tregonte më të mirën e tij.

Gjatë karrierës së tij, Berisha ka veshur edhe fanellën e Viking në Norvegji dhe Salzburgut në Austri.


Shtuar 30.01.2020 10:27