Dasma po afrohet! A do e marrë Armina mbiemrin “Berisha” ? Ja si u përgjigj ajo

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha do ta kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë. Armina ka rrëfyer disa detaje të reja për “Goca dhe Gra”.

“Javës tjetër do jesh si zonja Berisha, do na vish në studio”, i tha Dalina, Arminës por ja si u përgjigj kjo e fundit: “Jo do të vij zi zonja Mevlani. Do të vazhdoj të jem zonja Mevlani.”

Më herët, Armina ka zbuluar se ajo dhe Shkëlzeni e duan vjeshtën dhe kjo është arsyeja që vendosën që dasmën ta bëjnë në shtator.

Jo vetëm kaq por ajo ka zbuluar se vjehrri i saj, Sali Berisha ka shprehur mbështetje për datën e dasmës.