Komediani turpëron Poroshenkon, fiton thellë në zgjedhjet presidentciale
Komediani Volodymyr Zelensky ka fituar në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë, për t’u bërë udhëheqës i ri i vendit.

Kështu tregojnë rezultatet e anketave me qytetarët pas votimit të tyre, të njohura si ‘exit poll’.

Sipas këtyre anketave, Zelensky ka fituar më shumë se 70 për qind të votave në garën përballë presidentit aktual, Petro Poroshenko.

Zelensky ka fituar edhe rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale, që është mbajtur tri javë më parë, në një garë me gjithsej 39 kandidatë.

Presidenti i Ukrainës ka kompetenca të rëndësishme rreth sigurisë, mbrojtjes dhe politikës së jashtme të vendit.
Shtuar më 21/04/2019, ora 21:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori