Komandonte mafiozët e Italisë, arrestohet "trashëgimtarja" e Toto Riinas (FOTO LAJM)

Antimafia italiane ka arrestuar një grua e cila ishte në krye të grupit mafioz sicilian "Cosa Nostra".

Operacioni u bë këtë mëngjes dhe çoi në arrestimin e 25 personave të akuzuar për vjedhjet më të mëdha në vend.

Koka e mafias ishte Maria Angela Di Trapani, vajza e një bosi mafioz dhe gruaja e shefit historik Salvino Madonia, vrasësi i Libero Grasit, përcjell albeu.com.

Maria Angela Di Trapani ishte personi që organizonte lidhjet mes mafiozëve e përcillte urdhërat e krye bosit mafioz Salvatore Lo Piccolo me klanet e Cosa Nostra.

Gjithashtu për llogari të bshkëshortit të saj Salvino Madonia, ajo administronte bizneset e familjes me një pasuri milionare.

Në kuadër të këtij operacioni hetimet kishin zbardhur se "Cosa Nostra" kishte urdhëruar vrasjen e Giovanni Niosi, mafioz e njeri i besuar i bosit Salvatore Piccolo. /albeu.com/


Shtuar më 05/12/2017, ora 14:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori