Rama dhe Basha thirrje SPAK për hetimin e Berishës, Meta: Banale, kush ka fakte ti çojë te drejtësia

Presidenti i republikës, Ilir Meta i pyetur në lidhje me thirrjen drejtuar SPAK nga Rama e Basha për të hetuar Berishën, ai u përgjigj duke thënë se nuk i takojnë atij të merret me këtë çështje dhe se të gjithë ata që kanë fakte për vepra të shpërdorimit të detyrës falsifikimit e krimit t’i çojnë në institucionet e drejtësisë.

Ilir Meta: Nuk kam dëshirë  të merrem me çështje të cilat i konsideroj banale dhe të cilat tregojnë një raport shumë të vjetër midis politikës dhe drjetësisë aq më tepër kur vjen nga ajo politikë që do sillte drejtësinë e re dhe aq të ëndërruar. Çdo politikan kur ka fakte vepra të shpërdorimit të detyrës falsifikimit e krimit i çon në institucionet e drejtësisë.Unë kam çuar mjaft dokumente dhe këtë duhet të bëjë çdo politikan serioz, ndërsa përpjekje për të dhënë udhëzime nga kongresi i PS se deri ku e kanë limitin dhe se si të bëjë drejtësi me regji janë përpjekje e dëshpëruar për të shmangur përgjegjësitë nga shmangia e shtetit. Është detyra e drejtësisë të tregojë integritet./albeu.com


Shtuar 15.04.2022 13:41