Kush janë 4 të arrestuarit për grabitjen e Rinasit
Kolera dërrmon popullin e Jemenit
Jemeni është duke u përballur me rritje të madhe të numrit të personave të infektuar me sëmundjen e kolerës. Agjencitë që ofrojnë shërbime shëndetësore kanë thënë se gjatë dy javëve të fundit në këtë shtet janë regjistruar 1000 raste të reja për çdo ditë.

Deri tash janë raportuar 120 mijë raste të infektimit me këtë sëmundje dhe 234 persona kanë vdekur. Përballja me këtë sëmundje po bëhet më e vështirë për shkak se në Jemen po zhvillohet një luftë që filloi para katër vjetësh. Gati një e treta e rasteve të shënuara nga 1 janari deri më 22 mars janë fëmijë nën moshën 15 vjeçare. Ushqimi i keq po ndikon që shumë fëmijë të rrezikon nga vdekja.

Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinim të Çështjeve Humanitare ka thënë se kjo rritje po vërehet më shumë në gjashtë rajone, përfshirë portin e Hodeidas dhe provincën e Sanas. Sipas këtij institucioni, reshjet e hershme të shiut mund të kenë ndikuar në rritjen e rasteve me sëmundjen e kolerës.

“Situata po përkeqësohet për shkak të mirëmbajtjes së dobët të sistemit të kanalizimit në shumë zona të prekura, përdorimit të ujit të kontaminuar për ujitje të tokave dhe për shkak të lëvizjes së popullsisë”, thuhet në deklaratën e Zyrës së Kombeve të Bashkuara.
Shtuar më 26/03/2019, ora 15:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori