Kolegji Zgjedhor pritet të finalizojë zgjedhjen e Trumpit
Anëtarët e Kolegjit Zgjedhor të Shteteve të Bashkuara pritet të finalizojnë sot zgjedhjen e republikanit Donald Trump në postin e presidentit.

Vota e Kolegjit 538-anëtarësh është hapi i fundit në procesin zgjedhor të SHBA-së.

Zgjedhësit në të 50 shtetet dhe në Uashington do të mblidhen në kryeqytetet e tyre dhe do të votojnë.

Jo të gjithë anëtarët e Kolegjit Zgjedhor janë të obliguar të votojnë për fituesin e zgjedhjeve në shtetin e tyre.

Për këtë arsye, disa demokratë dhe të tjerë kanë bërë përpjekje të bindin disa anëtarë të Kolegjit që të zgjedhin një tjetër republikan dhe jo Trumpin.

Mbështetësit e kësaj përpjekjeje thirren në raportet se hakerë, të mbështetur nga Qeveria ruse, kanë ndikuar fushatën presidenciale në SHBA, si dhe në dyshimet mbi marrëdhëniet biznesore të Trumpit. /albeu.com/
Shtuar më 19/12/2016, ora 10:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori