Kokainë në takat e larta të këpucëve, dënohet gruaja
Një grua në SHBA është lënë në burg pasi u kap duke tentuar të kontrabandonte kokainë duke e futur brenda takave të larta.

Denise Marie Woodrum u kap në aeroportin e Sidneit vitin e kaluar pasi zyrtarët e kufirit i gjetën kokainë të fshehur brenda takave të larta dhe sende të tjera në bagazhin e saj.

51-vjeçarja tha se ishte marshtruar nga një person në internet.

Në janar, ajo u deklarua fajtore për importin e paligjshëm, por i tha gjykatës se ishte viktimë e një romance fake online.

Të enjten, Gjykata e Rrethit New South Wales dënoi Woodrum, nga Misuri, me një maksimum prej 7.5 vite burg.

Avokatja e saj, Rebecca Neil, e kishte përshkruar atë si një grua fetare dhe shoqërore të izoluar, e cila ishte mashtruar nga një njeri në internet.

Ky person, i identifikuar me emrin Hendrik Cornelius, shfrytëzonte besimin e Woodrum për përfitime financiare sipas avokates. Woodrum fillimisht kishte vizituar Amerikën e Jugut para se të hynte në Australi me 756 gram kokainë.

Ajo i kishte thënë autoriteteve se nuk kishte dijeni për drogën dhe se duhej të ishin vetëm rroba, njoftoi Associated Press Australian. Megjithatë gjykatësi Wass tha se nuk ishte i bindur nga historia e Woodrum dhe se e pandehura kishte treguar pak pendim për veprimet e saj "të pamatura".
Shtuar më 06/09/2018, ora 17:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori