Propozimi franko-gjerman, Kurti: Nuk e nënshkrova, pasi Vuçic nuk ishte i gatshëm ta bënte

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me kreun e shtetit serb në Bruksel, theksoi se ai ishte dakord që të nëshkruhej marrëveshja e propozuar nga BE, por këtë gjë nuk e pranoi Aleksandar Vuçiç.

Ndëkrohë i pyetur nëse propozimi franko-gjerman parashikonte dhe Asosacionin, Kurti tha se kësaj pyetjeje i ishte përgjigjur njëherë.

Unë nuk e kam nënshkruar sepse pala tjetër nuk ishte e gatshme për nënshkrim. Unë kam shprehur gatishmërinë për ta nënshkruar dhe fundja nuk do të ishte teksti i parë që nënshkruhen një kryeministër i Kosovës dhe kreu i Serbisë”, u shpreh Kurti.

Ndërkohë ai shtoi se është dëm që ky propozim nuk u nënshkrua sonte.

Unë mendoj që që është dëm që nuk u nënshkrua sonte, meqenëse u pajtuam. Konfirmimi i pranimit të këtij teksti të propozuar, do të duhej të rezultonte me nënshkrim, por ishte pala serbe që nuk e nënshkroi meqenëse u pajtua. Plani i zbatimit do të jetë se si të përkthehet në terren në realitetet e dy shteteve dakordimi për propozimin evropian.  Unë besoj që është koha të mos jap interpretime dominuese, pikërisht në momentin që ky tekst do të lexohet nga të gjithë, por është marrëveshje që plotësisht vendos barazinë mes palëve, e simetrisë dhe fqinjësisë së mirë, gjithmonë në mënyrë demokratike dhe të ardhme. Tekstin e dakorduar do të mund ta lexoni që të gjithë”, ka thënë në fund Kurti.