Koci-Nikoliçit: Haradinaj nuk e ka kërcënuar Serbinë, ka mbrojtur Kosovën
Avokati i Ramush Haradinajt, Arianit Koci, ka thënë se Tomislav Nikoliç e akuzon pa të drejtë Ramush Haradinajn, pasi Haradinaj po e kërcënon Serbinë në sytë e botës.

"Me dhunë verbale dhe me kërcënim direkt, Tomislav Nikoliç po akuzon se 'z. Haradinaj po na kërcënon në sytë e botës'.

Kjo nuk është e vërtetë. Haradinaj, dhe asnjë kosovar, kurrë nuk e kanë kërcënuar Serbinë.

E kemi mbrojtur pragun e shtëpisë, dhe këtë do ta bëjmë gjithmonë.


Si popull trim, bujar dhe dinjitoz, gjithmonë i kemi kultivuar marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore," ka shkruar Koci në "Facebook". /albeu.com/
Shtuar më 28/02/2017, ora 08:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori