Klubi i njohur gjerman shkarkon trajnerin

Hertha  po kalon një moment shumë të vështirë. Berlinezët nuk e njohin fitoren në Bundesligë që prej 18 dhjetorit, ku mundën 3-2 Borussia Dortmundin.

Që atëherë, kryeqytetasit kanë grumbulluar 7 humbje dhe 2 barazime, duke zënë vendin e 17.

Drejtuesit e Hertha-s kanë vendosur të marrin masa për këtë çështje. Në këtë kuptim, skuadra gjermane ka konfirmuar largimin e Tayfun Korkut. /albeu.com/


Shtuar 13.03.2022 16:51