Klinton takohet sot me liderët kryengritës libianë
Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, do të takohet sot në Paris me liderët kryengritës të Libisë, të cilët po u bëjnë presion liderëve botërorë, që të imponojnë zonë të ndalim-fluturimeve mbi Libinë.

Liga Arabe e ka mbështetur këtë ide, ndërsa Franca ka njoftuar se do të ndërmarrë aktivitet diplomatik në Kombet e Bashkuara për te arritur këtë synim.

Dje forcat lokale ndaj Muamer Gadafit luftuan kundër luftëtarëve kryengritës për kontrollin e qytetit strategjik, Brega.
Shtuar më 14/03/2011, ora 10:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori