Klinton dhe Trump nuk po kandidojnë për Presidencën amerikane? (FOTO LAJM)

Mund të duket e çuditshme, por Hillari Klinton dhe Donald Trump nuk po kandidojnë për president të SHBA-ve.

Ata kanë dy nga emrat më të njohur në Amerikë, por asnjëri prej tyre nuk po kandidon për president, shkruan "CNN".

Sipas gazetës, Klinton rreth të 20-ave nga Nju Orleans, Luiziana, shkon në festivalet muzikore në të gjithë Amerikën, ndërsa Trump drejton një institut të kërkimeve për shërimin e kancerit në Virxhinia.

Këta dy personazhe që mbajnë emrat e dy kandidatëve për president të SHBA-ve, i kanë habitur të gjithë në prag të zgjedhjeve presidenciale.

Por, ajo që është më e habitshme është se doktori Donald Trump thotë se do të votojë për Hillari Klinton të martën e ardhshme. /albeu.com/

Shtuar më 02/11/2016, ora 13:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori