Çfarë po ndodh në Durrës? Edhe pas 8 orësh, nuk është numëruar ende asnjë votë

Në Durrës akoma nuk ka nisur procesi i numërimit edhe pse kanë kaluar thuajse 8 orë që nga mbyllja e votimit.

Qyeteti bregdetar është i vetmi ku nuk ka asnjë votë të numëruar zyrtarisht nga KQZ, gjë që ngre pikëpyetjet në mbarëvajtjen e procesit.

Kujtojmë se risitë në identifikimin elektronik supozohej të lehtësonin daljen e shpejtë të rezultateve, por sërish janë hasur probleme. /albeu.com/

 

 


Shtuar 26.04.2021 02:43