Kjo nënë i dërgon prej 20 vitesh mesazhe në radio djalit të saj të zhdukur
Çdo ditë Lilia Hernandez i flet në emision djalit të saj, kapitenit të policisë Carlos Alberto Hernandez, të rrëmbyer nga FARC në rast se ai është dhe e dëgjon.
Ka 20 vjet që polici Carlos Alberto është zhdukur në Meta pa lënë kurrfarë gjurme.

Autoritetet dyshojnë se ka të bëjë me një sekuestrim nga ana e guerileve të FARC, por nuk janë të sigurt.

Që nga ajo kohë, çdo ditë nëna e tij, Lilia Hernandez i dërgon mesazhe përmes radios, në rast se ai mund të e dëgjoj.

Çdo mëngjes, Lilia thërret në programin e mëngjesit, që për një orë i jepen hapësirë familjarëve të personave të kidnapuar të u dërgojnë mesazhe atyre në rast se ata dëgjojnë. Kështu i tregon djalit të saj për jetën e babait të tij, vëllezërve të tij dhe të fëmijëve të tij dhe gjithmonë i thotë se sa shumë e do dhe sa e ka marrë malli.

Sipas hetimeve personale, udhëtimeve dhe as nga policia, familja e kapitenit të policisë nuk kanë marrë kurrë asnjë lajm për të. Për këtë, Lilia, nuk e humb shpresën që djali i saj e dëgjon përmes radios.
Shtuar më 16/06/2018, ora 13:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori