Kjo kafshë e tmerrshme ka një mision shumë human
Fermerët në Japoni kanë gjetur një formë gjeniale për të trembur kafshët që i hanin të mbjellat.

Ata kanë porositur tek një kompani teknologjike një "ujk të tmerrshëm që nxjerr flakë nga sytë", i cili vendoset pranë fermës, përcjell Albeu.com.

Kjo zgjidhje e fermerëve japonezë vjen për shkak se në zonë mungojnë ujqërit për shkak të një vendimi të qeverisë dy shekuj me parë për zhdukjen e tyre nga territori.

Tani, janë shtuar shumë kafshët e tjera barngrënëse, të cilat shkatërrojnë të mbjellat e fermerëve.

Epo një zgjidhje duhet, kur nuk ke ujkun origjinal, mjafton shkenca për të bërë një tjetër edhe më të tmerrshëm. /albeu.com/
Shtuar më 31/05/2018, ora 10:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori