Kjo histori u le pa mend, turkja rrezikonte të dëbohej se nuk njihte kasapin
Pëlqej
Në “raundin” e dytë të shqyrtimit, këshilli i banorëve i Komunës Buchs të Kantonit Aargau ka ardhur më në fund në përfundimin se turkja 25 vjeçare (Funda Yilmaz) megjithatë është e integruar mirë në Zvicër. Kështu, ajo tash e meriton të natyralizohet, gjegjësisht të marrë pasaportën zvicerane, shkruan srf.ch.

Rreth tre muaj më parë po ky këshill ia kishte refuzuar të njëjtën gjë me arsyetimin se ajo nuk është integruar mirë, duke “argumentuar” këtë me faktin banal, veç tjerash, se ajo nuk e di kush është mishshitësi i fshatit.

Sidoqoftë, në favor të saj kanë votuar kësaj here 27, kundër, 8 dhe 2 veta kanë qenë të përmbajtur. Në qershor, kundër kishin qenë 20, pro 12 dhe të përmbajtur 5 anëtarë të këshillit.

Këshilli në fjalë e ka arsyetuar ndryshimin e qëndrimit me atë se “gjatë bisedave të mëtejshme është krijuar përshtypja se vajza është më mirë e integruarZvicër se sa ishte dukur në fillim”, transmeton albinfo.ch.

Refuzimi i natyralizimit të 25 vjeçares së lindur në Zvicër dhe të integruar në mënyrë të përsosur ishte bërë temë qendrore në mediet zvicerane ndërsa kishte bërë jehonë edhe në botë, duke bërë që praktika zvicerane e natyralizimit të ballafaqohej me shumë kritika.
Shtuar më 19/10/2017, ora 08:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori