HARTA/ Punimet në Unazën Lindore Loti 2, si do të devijohet trafiku nesër

Autoriteti Rrugor Shqiptar, përmes një postimi në Facebook, njofton drejtuesit e mjeteve në Tiranë se për shkak të punimeve në Unazën Lindore Loti 2,  në rrugën “Alajdin Frashëri” nesër do të ketë devijim të trafikut për disa orë.

Nga ora 11:00 deri në orën 16:00, trafiku do të devijohet në kryqëzimin e Surrelit dhe do të bllokohet përkohësisht në rrethrrotullimin e Shkozës për rrugën “Alajdin Frashëri” që do të asfaltohet.

Në këto pika do të vendoset sinjalistika e përkohshme për devijimin dhe orientimin e trafikut në kryqëzimin e Surrelit në drejtim të Farkës dhe bllokim rruge në rrethrrotullimin e fundit në Shkozë, ku kalimi do të behet në drejtim të Unazës.

Bashkëlidhur skema e rrugës “Alajdin Frashëri” që do të asfaltohet, me zonën ku do të kryhen punimet dhe pikat e devijimit të trafikut./albeu.com


Shtuar 1.06.2022 12:46