Kjo është vajza, të cilës i frikësohen më shumë tanket turke në Siri (FOTO LAJM)

Pëlqej
Ushtria turke është duke zgjeruar hapësirat e marra në Afrin të Sirisë, ndërkohë që deri më tani konflikti me formacionet ushtarake të YPG-së kurde kanë shkaktuar zyrtarisht 32 ushtarë të vdekure dhe disa tanke e mjete të tjera të blinduara të shkatërruara, përcjell AlbEu.com.

Kurdët janë furnizuar kryesisht me raketa anti-tank të avancuara nga SHBA dhe Rusia, të cilat deri më tani kanë rezultuar efektive kundër tankeve dhe blindave të ushtrisë turke në këtë mision.

Për qëllime propagande, YPG ka shpërndarë vazhdimisht pamje të momentit të sulmit ndaj tankeve dhe blindave në Afrin dhe në sfond dëgjohet vazhdimisht zëri i një vajze pasi raketa godet objektivin.

Sëfundmi, në mediat siriane është publikuar edhe fytyra e vajzës në fjalë, të cilën ata e përshkruajnë si femra, të cilës blindat i tremben më shumë.

Nga ana e saj, ushtria turke ka raportuar se deri më tani janë pastruar nga YPG një numër i madh fshatrash duke eleminuar më shumë se 1 800 luftëtarë të tyre, ndërsa synimi i radhës është kapja e qytetit të Afrinit.

Sigurisht, krahas terrenit një luftë tjetër është ajo për të inkurajuar forcat ushtarake, dhe duket se glorifikimi i vajzës në fjalë bëhet pikërisht me këtë qëllim nga kurdët në Siri. /albeu.com/
Shtuar më 23/02/2018, ora 11:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori