Kjo është shuma që u shpenzua botërisht në luftën kundër Covid-19
Ekonomia e gjithë botës është goditur fuqishëm nga pandemia e Covid-19.

Qeveritë rreth gjithë botës kanë përdorur thuajse të gjitha fondet që kanë pasur ën dispozicion gjatë këtij viti në luftën kudër Covid-19, raporton "BlogsIMF".

Në prill të këtij viti ka filluar monitorimi fiskal, për të matur se sa është shpenzuar në luftën kundër Covid-19.

Pra, sa ka ofruar mbështetje çdo shtet gjatë kësaj periudhe? Në total janë rreth 9 trilionë dollarë shpenzime të bëra deri më tani.

Vetëm muajin e fundit janë bërë 1 trilion. Në sektorin publik janë përdorur rreth 4.4 trilionë dollarë.

Mendohet se deri në përfundim të valës së dytë të koronavirus do të shpenzohen edhe përafërsisht 8 trilionë dollarë të tjera.
Shtuar më 21/12/2020, ora 12:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori