Kjo është rruga më e rrezikshme në botë, dhjetra persona kanë humbur jetën
Pëlqej
Është shpallur rruga më e rrezikshme dhe ndodhet në Turqi.

Udha duket se të çon në fund të ferrit, pasi në të kanë humbur jetën dhjetëra udhëtarë vitet e fundit.

Sipas një organizate që hulumton rrugët më të rrezikshme në botë, rruga “D915 Bayburt” është në vendin e parë.

Gjatësia e rrugës është 50 kilometra dhe ka plot 29 kthesa tejet të rrezikshme. Kjo rrugë është ndërtuar nga ushtarët rusë në vitin 1926-të.

Gjithë rrezikun e rrugës e përbëjnë kthesat e vështira që nuk kanë asnjë lloj anësore dhe mund të hedhin nga lartësi marramendëse, ashtu siç ka ndodhur disa herë. /albeu.com/
Shtuar më 17/07/2017, ora 16:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori