Kjo është një mënyrë për të kursyer para! Studentja jeton me 95-vjeçaren (FOTO LAJM)

Një studente ka gjetur me një mënyrë të zgjuar për të përballuar jetesën e shtrenjtë në Britani duke jetuar me një pensioniste 95-vjeçar ecila prej shumë kohësh banon e vetme.

Alexandra Knox, 27 vjeç, nga Neëcastle po ndjek studimet e magjistraturës në jug perëndim të Londrës, përcjell albeu.com

Ashtu si studentët e tjerë, Alexandra ndan punët e shtëpisë me të moshuarën, shikon TV pasdite dhe madje shëtisin së bashku.

Për të shmangur ndjenjën e vetmisë, e veja Florence mori Aleksandrën në shtëpi që t'i bëntë shoqëri.

Florence, ka qenë një veterane e Luftës së Dytë Botërore dhe ka jetuar në shtëpinë në jug të Londrës për më shumë se 50 vjet.

Ajo e ndau atë me burrin e saj Dan derisa vdiq se 20 vjet më parë.

Pasi kishte dalë në pension në moshën 70 vjeçare dhe familja e saj jetonte larg, ajo jetoi vetëm.

Florence tha: "Ndarja e shtëpisë është një ide e mrekullueshme. Vetmia është e tmerrshme. Ju mund të mërziteni dhe do qani gjithë kohën.

"Të kesh dikë tjetër në shtëpi bën një ndryshim të madh". /albeu.com/








Shtuar më 15/01/2018, ora 17:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori