Kjo është arsyeja pse Obama nuk e mbështet Biden për president
Ish-zv.presidenti i SHBA-së, Joe Biden, tashmë ka deklaruar publikisht se do të garojë për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, por as ky njoftim nuk ka mjaftuar që ish-presidenti i SHBA-së dhe ish-shefi i Bidenit, Barack Obama, të dalë publikisht në mbështetje të tij.

Biden e bëri publik lajmin se do të kandidojë përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale. Dhe pas publikimit të kësaj videoje, ai u pyet pse Obama nuk po e mbështet atë publikisht, duke e pasur parasysh se ai ishte shefi i tij për tetë vite.

“Kam kërkuar nga presidenti Obama që të mos më mbështes publikisht” tha Biden për Fox News.

Ekipi i Obamas, lëshoi një deklaratë duke shkruar “Obama më herët e kishte thënë se selektimi i Joe Biden për zëvendës të tij, ka qenë vendim i duhur”.

Sipas burimeve të Fox News, Obama nuk e ka ndërmend që ta mbështesë ndonjë kandidat deri para se të përfundojë gara brenda partisë. Ish-presidenti ka vendosur që do ta përkrahë atë që i fiton zgjedhjet brenda partisë, por jo të shpreh përkrahje për dikë, për shkak se kjo do të ndikonte në rezultatin partiak, e mbi të gjitha mund ta përçajë partinë demokratike.
Shtuar më 25/04/2019, ora 19:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori