Kisha Serbe terheq Artemijen nga Kosova
Albeu.com
Kisha Ortodokse Serbe tha se peshkopi Artemije nuk do të jetë më udhëheqës shpirtëror i saj në Kosovë, pas akuzave se gjatë mandatit të tij janë abuzuar miliona nga fondet e shtetit dhe të kishës.
Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Serbe e mori vendimin të martën në mbrëmje. Nuk është e qartë kur do të emërohet zëvendësuesi i Artemijes.

AP transmeton se Artemije njihet për pikëpamjet e tij ultranacionaliste dhe antiperëndimore.

Ai ka urdhëruar klerin ortodoks që t'i ndëpresin kontaktet me autoritetet e Kosovës dhe misionin e BE-së në Kosovë, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Shtuar më 05/05/2010, ora 11:42
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori