Pas Lukakut, Interi synon të transferojë edhe sulmuesin tjetër të United

Interi raportohet se është duke e monitoruar yllin e Manchester Unitedit, Anthony Martial, dhe atë të Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang, pas interesimit të Barcelonës për Lautaro Martinezin.

Gazeta italiane Calcio Mercato shkruan se zikaltrit janë duke u përgatitur për largimin potencial të argjentinasit Lautaro Martinez, i cili thuhet se ka klauzolë për shkëputjen e kontratës së tij në San Siro për 111 milionë euro.

Më tutje, po i njëjti medium raporton se Barcelona do ta aktivizojë pikërisht atë klauzolë, në mënyrë që t’i sigurojë shërbimet e yllit argjentinas të Interit për sezonin e ardhshëm.

Për këtë arsye, trajneri i Interit, Antonio Conte, ka filluar të kërkojë zëvendësime për Lautaron,

Sulmuesi francez Anthony Martial raportohet të jetë njëri ndër kandidatët për Interin, që kishte tentuar edhe në të kaluarën ta transferojë sulmuesin e Manchester Unitedit.

24-vjeçari i ka shënuar 11 gola në 23 ndeshje të Premierligës këtë sezon dhe e ardhmja e tij në Old Trafford mund të varet edhe nga fati i Manchester Unitedit këtë sezon – a kualifikohet për edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve apo jo.

Në anën tjetër, njëri ndër opsionet e Arsenalit është edhe Pierre-Emerick Aubameyang i Arsenalit, i cili do t’i mbushë 31 vjeç në qershor, ndërsa kontrata aktuale e tij në Arsenal skadon në vitin 2021.

Aubameyangu ka qenë në formë të mirë në Londër këtë sezon dhe i ka shënuar 17 gola në 26 ndeshjet e Premierligës këtë sezon për Topçinjtë. Ai thuhet se dëshiron të largohet nga Emirates dhe të martën u raportua edhe për një transferim të mundshëm të tij në Barcelonë.


Shtuar 18.03.2020 10:34