E RËNDË/ Burri tenton të vrasë në gjumë gruan, e godet me gërshërë në fyt dhe gjoks

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, teksa burri ka tentuar të vrasë në gjumë gruan e tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Napolit pasi një 74-vjeçar ka qëlluar disa herë me gërshërë në fyt dhe gjoks bashkëshorten e tij 71-vjeçare e cila fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jertën shkruajnë mediat italiane.

Policia është ende duke hetuar shkaqet e ngjarjes. Duket se i moshuari ka përfituar nga fakti që gruaja e tij ishte duke fjetur për ta goditur me gërshërë në fyt dhe gjoks. Gruaja e përgjakur ka bërtitur ndërsa kanë qenë fqinjët që kanë thirrur karabinierët dhe pak më pas kanë mbërritur familjarët, të cilët kanë shpëtuar 71-vjeçaren.

Më pas gruaja iu nënshtrua një operacioni urgjent dhe u shtrua me një prognozë të rezervuar.