Kinë: Interneti po ndikon në zhvillimin e protestave
Flamuri kinez
Udhëheqësit kinezë po njoftojnë plane të reja për të forcuar kontrollet mbi internetin dhe median sociale, pas një viti ku shumë nga teknologjitë kanë luajtuar një rol të rëndësishëm në kanalizimin e duhur të pakënaqësive publike në mbarë botën.

Por rritja e shpejtë e Internetit në Kinë dhe miratimi i shpejtë i teknologjive të reja nga aktivistët politikë po i sfidojnë përpjekjet e shtetit për kontroll.
Zyrtarët kinezë thonë se gati 400 milionë njerëz kanë qasje ndaj Internetit, numri më i madh ky në botë.

Megjithëse forumet në Internet lejojnë që informacionet të përhapen shumë më tepër sesa lejoheshin pak vite më parë, analistët thonë se Interneti po ndikon në çështjet që diskutohen dhe debatohen në shoqërinë kineze.

Autoritetet kineze kanë treguar se janë të shqetësuara për lidhjet mes komunikimit të menjëhershëm dhe protestave masive. Gjatë trazirave të Tibetit dhe në Xinjiang në vitin 2008, pati ndërprerje të shërbimeve të Internetit dhe telefonave celularë pas demonstratave të dhunshme në këto dy rajone pakicë.

Për të kontrolluar gjithë këtë aktivitet, qeveria kineze ka punësuar dhjetra mijëra censurues për të hequr materialet që i konsideron si ofenduese sa më shpejt që të jetë e mundur. Ka gjithashtu njerëz që paguhen për të shkruar komente pozitive. Ata quhen ushtarët në ushtrinë 50 centëshe, sasia e parave që i paguhet një person për të publikuar komente pro-qeverisë.
Në gusht, Tang Jun, sekretari i Partisë Komuniste në qytetin Dalian, qëndroi mbi një kamion dhe u bëri thirrje dhjetra mijëra demonstruesve të shpërndaheshin./albeu.com/
Shtuar më 07/11/2011, ora 11:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori