Kinë: 4 persona humbin jetën dhe 50 bllokohen në minierë
Katër persona kanë mbetur të vdekur dhe më shumë se 50 të tjerë kanë mbetur të izoluar nëpër galeri pas një shembje të ndodhur mëngjesin e sotëm në Kinë.

Sipas mediave vendase aksidenti ka ndodhur pranë qytetit të Sanmenxias, në krahinën e Henanit.

Në këtë zonë ka pasur një shpërthim i cili kishte ardhur nga grumbullimi i presionit të madh të gazit, pasi nga lëkundjet e një tërmeti të ndodhur disa ditë më parë, patën dëmtuar strukturën e galerive.

Në këtë vend çdo vit humbin jetën me qindra minatorë nga aksidentë të kësaj natyre. Megjithatë, sipas autoriteteve, statistikat vijnë duke u përmirësuar dhe shumë galeri të paligjshme janë mbyllur.

Para pak ditësh nga një shpërthim i ndodhur në krahinën e Hunanit në Kinë shkaktoi 29 të vdekur dhe disa të plagosur./albeu.com/
Shtuar më 04/11/2011, ora 09:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori