Berisha paralajmëron protesta të tjera: Po vidhen pronat publike

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar protesta të tjera në vend, ndësa po fliste për vrasjen e Ilvi Metës në Komisariatin e Kavajës. Ai tha se protestat do të zhvillohen kundër vjedhjes së pronës publike.

“Do të organizojmë protesta kundër vjedhjeve të pronave publike. Kjo do të jetë sepse kemi të bëjmë me një organizatë kriminale. E morët vesh që bashkëshorti i zonjës Xhacka shpallet subjekt i rëndësisë strategjike, e morët vesh çfarë del pas Parkut Kombëtar të Butrinitit. Së paku del Gjiknuri, vëllai i tij. Ne do të qëndrojmë në mbrojtje të interesave të shqiptarëve, në media, në parlament, në rrugë dhe kudo”, tha Berisha./albeu.com


Shtuar 7.05.2022 20:34