Kina kërcënon anijen amerikane, zile lufte në Paqësor
Kina e ka pësuar nga SHBA pas ardhjes në pushtet të Donald Trump dhe tashmë përpiqet t'i bëjë presion superfuqisë botërore me armët e saj.

Një luftanije kineze iu afrua rrezikshëm një destrojeri në ujërat e kontestuar të Detit të Kinës Jugore, duke detyruar këtë të fundit të ndryshojë trajektoren e tij, njoftoi sot një përgjegjës i “US Navy”.

Destrojeri rraketahedhës “USS Decatur” po zhvillonte sot atë që ushtria amerikane e cilëson si “operacion për lirinë e lundrimit” kur ai kaloi më pakë se 12 milje detare pranë shkëmbinjve Gaven dhe Xhonson, pranë arqipelagut Spratleis.

Kjo distancë njihet përgjithësisht si limiti i ujërave territoriale të një hapësire tokësore.

Ishujt Spratleis pretendohen nga Pekini, ku ka ngritur infrastruktura ushtarake, por gjithashtu edhe Filipinet dhe Vjetnami.
Shtuar më 02/10/2018, ora 11:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori