Kina: Paraqitja e luftanijes amerikane, provokim serioz!
Kina ka dënuar paraqitjen e një luftanijeje amerikane në ishullin e kontestuar në Detin Jugor Kinez, duke e vlerësuar si provokim serioz.

Luftanija amerikane, USS Stethem, ka hyrë dje brenda 12 miljeve të ishullit Triton, pjesë e një ishulli në Detin Jugor Kinez, ka thënë një zyrtar i Departamentit amerikan të shtetit.

Për këtë ishull pretendime kanë Kina, Tajvani dhe Vietnami.

Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara thonë se me lundrimin në 12 mile detare brenda ishullit, që është “liri e operacionit të navigacionit”, Shtetet e Bashkuara kanë demonstruar se nuk i njohin pretendimet territoriale ndaj ishullit.

Largësia prej 12 miljeve detare paraqet një kufi territorial të njohur ndërkombëtarisht. /albeu.com/

Shtuar më 03/07/2017, ora 20:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori