Kina lëshon alarmin, një tjetër virus kibernetik do të godasë botën

Kina po nxit përdoruesit e pajisjeve me sistem “Windows” që të ruhen përballë një sulmi të ngjashëm me virusin ”Wannacry” që goditi qindra-mijëra kompjuterë në të gjithë botën javën e kaluar.

“Ky virus kripton dhe riemërton dokumentet falë një hapësire në sistemin Windows”, shpjegoi sot Qendra Kombëtare e Përgjigjes Urgjente ndaj Viruseve Informatike, duke i bërë thirrje përdoruesve të instalojnë përditësimet më të fundit të sistemit.

Ndonëse asnjë infektim nuk është zbuluar për momentin në Kinë, virusi është përhapur në vende të tjera, duke shkaktuar një alarm javën e kaluar nga ana e kompanisë daneze të sigurisë kibernetike “Heimdal Security”.

Në vazhdën e sulmit më të madh “ransomware” në histori që ka infektuar tashmë mbi 114,000 sisteme të Windows ne 24 orët e fundit, Microsoft mori vetëm një hap të pazakontë për të mbrojtur klientët e saj me kompjuterë të vjetër.

Microsoft sapo ka lëshuar një përditësim emergjence të sigurisë për të gjithë versionin e tij të pambështetur të Windows, duke përfshirë Windows XP, Vista, Windows 8, Server 2003 dhe 2008 Editions.

Pra, nëse organizata juaj, për ndonjë arsye, vazhdon të operoje me Windows XP ose Vista, ju këshilloheni të shkarkoni dhe aplikoni “patch” TANI! /albeu.com/


Shtuar më 18/05/2017, ora 17:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori