Kina kundershton serish takimin Obama-Dalai Lama
Albeu.com
Pekini zyrtar kundërshton vendosmërisht çdo mundësi që presidenti amerikan Barack Obama të zhvillojë një takim me liderin shpirtëror të mërguar të Tibetit, Dalai Lama.
Këtë deklaratë e bëri ministria e Jashtme kineze duke shtuar se kjo është një çështje ''shumë e ndjeshme dhe politikisht e nxehtë''. "Kina kundërshton vendosmërisht çdo mundësi për kontakt mes presidentit të SHBA-së dhe liderit shpirtëror tibetian Dalai Lama, pavarësisht nga preteksti dhe forma e kontaktimit", tha zëdhënësi i ministrisë së Jashtme kineze, Ma Zhaoxu.
Shtuar më 03/02/2010, ora 20:43
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori