Kina krijon pastruesin më të madh të ajrit në botë kundra ndotjes
Zyrtarët kinezë kanë zbuluar atë që mendohet të jetë pastruesi më i madh i ajrit në botë, sipas raporteve të qeverisë. Pastruesi i ajrit duhet të ndihmojë në zbutjen e niveleve të larta të mjegullës në Kinë dhe të përmirësojë cilësinë e përgjithshme të ajrit për ata që jetojnë në qytetin Xian.

Kulla ndodhet në Xian në provincën Shaanxi, ku hulumtuesit nga Instituti i Mjedisit Tokësor në Akademinë Kineze të Shkencave po vazhdojnë ta testojnë atë.

Në total, studiuesit raportuan se ai ka përmirësuar cilësinë e ajrit në një zonë 10 kilometra katrorë në Xian.

E megjithatë, kulla e pastrimit të ajrit mund të jetë shpresa që publiku ka nevojë për të luftuar ndotjen e ajrit. Kulla e pastrimit të ajrit ka funksionuar për disa muaj për t’iu dhënë kërkuesve mundësinë që të vazhdojnë testimin. Dhe tani, ekipi hulumtues është i gatshëm t’i bëj publike rezultatet e tij. /albeu.com/
Shtuar më 29/01/2018, ora 16:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori