Kina i dhuron pajisje luftarake ushtrisë serbe
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq mori pjesë në ceremoninë e pranimit të një donacioni kinez për ushtrinë serbe në vlerë të 900 mijë euro.

Kjo ceremoni u mbajt në kazermën "Heroi Kombëtar Stevica Jovanoviq" në Pançevë.

Kreu i shtetit serb, i cili është edhe komandant suprem, ka pranuar edhe raportin e parë dhe ka inspektuar këtë kazermë në shoqërinë e ministrit të Mbrojtjes, Zoran Gjorgjeviq dhe ambasadorit kinez Li Manchang të cilët morrën pjesë në ceremoni. /albeu.com/
Shtuar më 20/06/2017, ora 15:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori