Duket e çuditshme, por Kina ka
nisur procesin për krijimin e një ‘hëne
artificiale’, përmes së cilës synojnë të ndriçojnë rrugët e qytetit Chendu.
Sipas shkencëtarëve kinezë për katër vitet e ardhshme planifikohen tri
hëna artificiale të cilat do të kenë përbërje nga një material pasqyrues. Ndërsa, sa i përket asaj që veçse kanë
nisur, thuhet se ndriçimi i saj do të jetë për tetë herë më i madh se sa ai i hënës së vërtetë, raporton Peope Daily.
Përgjegjësi i këtij
projekti konkretisht përgjegjësi i Technology Microelectronic System Research Institute Corporation, tha se
hëna artificiale do të ofrojë mundësi kursimi 240 milionë dollar energji në vit.
Shkenctarët kinezë, thonë se pritshmëritë janë që ‘
hëna artificiale’ të qëndrojë 500 kilometra mbi Tokë dhe të shndris hapësirën me një diametër prej 10 deri në 80 kilometra, derisa bëjnë të ditur edhe për vitin e lansimit të këtij
projekti, që do të jetë 2020-ta.
Shtuar më 27/10/2018,
ora 17:05