Kina çon 58 mjekë në Nepal
Për shkak të gjëndjes së rënduar në Nepal, Kina ka qënë e gatshme që të ofrojë ndihmën e saj në anën shëndetësore. Bëhet fjalë për 58 mjekë, të cilët do të gjenden pranë personave që janë lënduar, duke i dhënë ndihmën shëndetësore.

Kina ka dërguar në Nepal një mision humanitar të përbërë nga 58 mjekë. Në Katmandu kanë mbërritur mjekët së bashku me 13 ton ilaçe. Ata do të qëndrojnë në Nepal rreth 10 ditë. Edhe vetë Kina është prekur nga tërmeti i fortë që rrafshoi Nepalin. Mediat kineze raportojnë për 21 viktima në rajonin autonom të Tibetit. Rreth 25 mijë persona janë evakuuar nga banesat e tyre. /albeu.com/
Shtuar më 27/04/2015, ora 12:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori