Premier League e pranon: VAR gaboi në tri ndeshjet e së enjtes

VAR ka marrë vendime të gabuara në të tria ndeshjet e ditës së enjte, ka konfirmuar Premierliga.

Tani është sqaruar se Manchester Unitedit dhe Southampton nuk kanë merituar penalltitë, por Tottenhami po.

Dita e enjte në Premierligë ka nxjerrë në pah se vendimet e gabuara në fushat e futbollit nuk janë larguar, pavarësisht instalimit të sistemit VAR.

Qendra e ndeshjeve të Premierligës ka pranuar gabimet, kur është kontaktuar nga ‘BBC’s Match of the Day’.

Sipas tyre, penalltia e Bruno Fernandes në përballjen Aston Villa – Manchester United nuk ka ekzistuar, dhe të njëjtën gjë kanë thënë për penalltinë e fituar nga Southampton përballë Everton në ‘Goodison Park’.

Harry Kane u rrëzua në zonë në sfidën mes Bournemouth – Tottenham pas një ndërhyrje të Joshua King.

Gjyqtari i ndeshjes dhe VAR, u dakorduan se ndërhyrja e King nuk është për penallti, diçka që kundër kanë menduar në Premierligë, duke e cilësuar vendimin e tyre të gabueshëm.


Shtuar 10.07.2020 14:59