Kim pyetet para Trump nëse do të heqë dorë nga armët nukleare
Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un nuk u përgjigj kur u pyet nëse ai do të heqë dorë nga armët e tij bërthamore.

Megjithatë, presidenti Trump parashikoi se do të punonte me Kim Jon Un për të zgjidhur dallimet rreth programit bërthamor të Koresë së Veriut.

“Duke punuar së bashku do të kujdesemi për të,” tha Trump në fillim të një takimi të zgjeruar.

Ai tha se të dy udhëheqësit “do të zgjidhin një problem të madh, një dilemë të madhe”.

Kim dhe Presidenti Trump kanë filluar raundet e tyre të dytë të bisedimeve, të cilat do të përfundojnë me një drekë pune.


Shtuar më 12/06/2018, ora 08:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori