Kim Jong Un shfaqet në Singapor, banorët në radhë për ta prekur
Pëlqej
Lideri koreanoverior Kim Jong-un me siguri është një prej personave më të njohur në botë, dhe pak kush mund të lavdërohet se vërtetë e ka parë.

Prandaj nuk habit entuziazmi i turistëve dhe banorëve të Singaporit të cilët në afërsi të hotelit Marin Bay Sands e kanë vërejtur Liderin e Dashur se si është i gatshëm të pozojë për selfi.

Reuters lajmëron se si njerëzit tek më pas kanë kuptuar se janë mashtruar, ndërsa një numër i madh i tyre besuan se vërtetë bëhet fjalë për liderin e vendit më të mbyllur në botë dhe të një prej diktaturave të fundit në botë.

Performatori ishte një kinez australian i cili emërohet vetëm me emrin artistik Howard X, ndërsa kishte shkuar në Singapor për të dhënë përkrahje të samitit që pritet të mbahet në mes të liderit të Koresë Veriore Kim Jong-un dhe presidentit amerikan Donald Trump.


Shtuar më 28/05/2018, ora 10:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori